Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka dal me reagim kundër rekomandimit të tretë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Në rekomandimin e ASHAK-ut thuhet se “organizimi sindikal i mësuesve dhe arsimtarëve duhet urgjentisht të depolitizohet dhe të mos jetë vendimmarrëse në procesin mësimor”.
Ndërkaq, SBASHK në anën tjetër ka akuzuar këtë të fundit për mos lexim të ligjit për organizim sindikal.
“Sindikata jonë u themelua si kërkesë e kohës për të mbrojtur arsimin shqip në vitet e 90-ta kundër furtunave të pushtuesit dhe këtë e bëri me mund e sakrifica bashkë me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’ dhe me aktivet e drejtorëve të shkollave dhe këshilltarët e nderuar pedagogjik. Qëndruam me vite e dekata duke u përballur me sfida dhe ishim e mbetemi zë i anëtarësisë sonë. Deklarimi juaj , si rekomandim, është në të njëtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti, që duke pasur mision të shuajë sindikatat, e veçmas SBASHK-un, me ngritje akuzash, me shpifje se jemi të atyre apo të këtyre”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
SBASHK tutje ka thënë se po e ruajnë unitetin e punonjësve të vet, të cilët vijnë nga institucione të ndryshme.
FSHF: VAR në Shqipëri funksionon me 7 kamera, mundësohet nga...
Me të nisur prime, Pauli ndërprenë rrugëtimin e tij në BBVK
SHBA-ja i fut në listën e zezë Artan Grubin dhe Enver Bexhet...
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të dytë t...
Konjufca: Kemi miratuar ligje të rëndësishme që synojnë t...
Haxhiu: Legjislativi, rol vendimtar në krijimin e kornizës l...