Sarrazin: Nëse do të jetoja në Ballkanin Perëndimor, ndoshta do ta zgjedhja Kosovën

20:10 | 13 Maj 2022

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se në secilin vend ku po shkon për vizitë në gjashtëshen e shteteve që i mbulon po bën shaka duke thënë se ai vend është i preferuari i tij.

Megjithatë, ai thotë se mund të jetë e vërtetë kur thonë se Kosova është vendi i tij i preferuar në Ballkanin Perëndimor.

Madje, ai tha se ndoshta do të zgjedhte Kosovën nëse do të jetonte në këtë rajon, njofton Klankosova.

“Shakaja ime e zakonshme që po e bëj është se në secilin vend që po shkoj po them se ai vend është i preferuari nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por disa njerëz thonë se është Kosova dhe kjo mund të jetë e vërtetë”.

“Herën e parë që erdha në Kosovë ishte në vitin 2016 ose 2017 dhe kisha dëgjuar disa storie negative për Kosovën në Gjermani dhe kur erdha këtu që nga momenti i parë u ndjeva mirë dhe kjo është më e mira që mund të ndodhë kur vjen në një vend dhe të pëlqen të jesh aty. Në fakt, nëse do të jetoja në Ballkanin Perëndimor ndoshta do të zgjedhja Kosovën ose njërën nga pesë vendet e tjera”.

Lajmet më të lexuara