I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor Michael Sarrazin, tha se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e veta.
“Nuk mundet Bashkimi Evropian në njërën anë të kërkojë që vendet e Ballkanit Perendimor t’i plotësojnë kriteret që kërkohen për integrim, e në anën tjetër kur ato kushte të plotësohen, BE-ja të mos mbajë premtimet e veta”, ka thënë ai pos tjerash.
“Kjo pastaj është dëshpruese për të rinjtë e Ballkanit dhe për pasojë rritet mosbesimi ndaj institucioneve të BE-së. Prandaj nëse kërkohet ndryshimi nga të rinjtë, atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimet dhe të rinjve t’u jepet shansi që t’i bëjnë këto ndryshime”, tha Sarazin.
Megjithatë ai tha se Institucionet e BE-së, mbesin të përkushtuara për intergrimin e Ballkanit Perendimor. Këtu ai përmendi rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilave u është dhënë statusi i kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“BE-ja e do Ballkanin Perendimor brenda Unionit”, tha ai. /DW
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...
Manuel Neuer pas eliminimit nga PSG: Na mungoi instinkti vra...