Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka pasur një përplasje verbale me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Situata u tensionua kur një gazetar u afrua te pjesa ku qëndrojnë anëtarët e KQZ-së për t’i drejtuar një pyetje Alban Krasniqit.
Kurteshi ka kërkuar që gazetarët të tërhiqen prapa, në zonën ku ndodhen ulëset e tyre.
Sipas tij, gazetarët nuk kanë të drejtë të afrohen tek anëtarët e KQZ-së, me arsyetimin se po incizohen dhe po shikohen kompjuterët e tyre.
“Ju lutem, z. zëdhënës, vendosuni një vijë, sepse po bëjnë shpifje. S’ka asnjë pyetje kur po shkelni çdo kod”, ka deklaruar Kurteshi.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...