Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i ka drejtuar një pyetje deputetëve që vijnë nga radhët e komunitetit jo shumicë.
“Pse po i bojkotoni punimet e Kuvendit të Kosovës? Cila është arsyeja?”
Kështu është shprehur Kurteshi në debatin që deputeti, Adem Mikullovci, e ka hapur në sallën plenare, aty ku nuk po mund të fillojë vazhdim i seancës konstituive në mungesë të kuorumit.
Aty nuk janë deputetët e PAN-it, minoritetet dhe aktualisht një deputet i LVV dhe gjashtë deputetë të koalicionit LDK-AKR.
“Nuk duhet të udhëhiqen nga parime kundërkushtetuese dhe kundërligjore dhe të bojkotojnë punimet e Kuvendit të Kosovës,” është shprehur Kurteshi.
“Janë të obliguar të jenë të pranishëm. Formalisht nuk janë pjesë e koalicionit PAN dhe asnjëherë nuk e kanë sqaruar qëndrimin e tyre,”/arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës