Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka njoftuar se prona e ish-hotel Vicianumit mbetet veç publike.
Me anë të një postimi në Facebook, Sallahu tha se kontrata në vitin 2021, njëanshëm është anuluar kontrata përmes së cilës ish-drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë, pronën publike të Ministrisë së Drejtësisë ia patën dhënë në shfrytëzim përsonit juridiko privat, siç thotë ai, pa asnjë bazë ligjore e kushtetuese, prej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katrorë, shkruan Arbresh.info.
Ky vendim sipas tij, ishte vërtetuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë- Dega Vushtrri, si i drejtë dhe i ligjshëm dhe pastaj edhe nga Gjykata e Apelit.
“Në vitin 2021, njëanshëm patëm anuluar kontratën kriminale përmes së cilës ish -drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë, pronën publike të Ministrisë së Drejtësisë ia patën dhënë në shfrytëzim përsonit juridiko privat, pa asnjë bazë ligjore e kushtetuese, prej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katrorë. Ky vendim i yni ishte vërtetuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë- Dega Vushtrri, si i drejtë dhe i ligjshëm.”, ka shkruar Sallahu.
“Jam shumë i lumtur të ju njoftoj se ky vendim është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit. E njëjta përmes nje aktvendimi të datës 27.10.2023, ka refuzuar si të pathemelt ankesën e paditësit “Erisi” Sh.P.K. me seli në Mitrovicë.”, shtoi ai.
Në lidhje me këtë, si Ministri e Drejtësisë, Sallahu thotë se kanë dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ish-ministrit të drejtësisë dhe ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues.
“Natyrisht, Prokuroria Speciale ka vendosur ta hedh poshtë kallëzimin penal edhe pse përveç posedimit të paligjshëm, aty është rrënuar edhe prona publike në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, mirëpo, lufta dhe ballafaqimi ynë në mbrojtje të publikes asnjëherë nuk do të ndalet.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...