Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka shprehur mirënjohje të veçantë për profesionistët e shërbimeve sociale të Qendrave për Punë Sociale, duke vlerësuar angazhimin e tyre të palodhshëm gjatë gjithë vitit 2025 në shërbim të fëmijëve dhe familjeve në nevojë.
Sipas Sallahut, profesionistët e Qendrave për Punë Sociale kanë punuar pa ndalim për të ofruar shërbime familjare, duke kontribuar në garantimin e mirëqenies dhe drejtësisë sociale për të gjithë qytetarët.
Ai theksoi se puna e tyre përfaqëson një mision fisnik dhe me rëndësi të veçantë për shoqërinë.
“Profesionistët e shërbimeve sociale luajnë rolin e tyre si: këshillues, shpesh rolin e kujdestarëve ligjor, dëgjues, lehtësues e avokuesit në mes të nevojave të individit dhe sigurimit të shërbimeve sociale e familjare duke mundësuar ndërlidhjen e nevojave të fëmijëve dhe familjeve me mekanizmat mbrojtës. Përkrahën secilin person në nevojë pa dallim, duke inkurajuar shumë individ, duke punuar e nxitur komunitete dhe grupe për tu fuqizuar e pavarësuar. Andaj, meritojnë mirënjohje dhe falënderim të thellë për angazhimin dhe vetë mohimin në përmbushjen e këtij misioni shumë të lartë’, shkroi ai./Arbresh.info
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...