Kandidati i parë shqiptar nga Italia për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu – Marco ka uruar Italinë në Ditën e Republikës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo është një ditë krenarie, reflektimi dhe uniteti, shkruan Arbresh.info.
“Kujtojmë guximin dhe vendosmërinë e atyre që luftuan, edhe me çmimin e jetës së tyre, për demokracinë dhe lirinë tonë.”, ka shkruar ai.
“Republika jonë e themeluar edhe mbi solidaritetin duhet të na bëjë të bashkuar në diversitet.”, shtoi ai.
Më tej, ai tha se kjo ditë duhet të jetë frymëzim që të punohet për një të ardhme më të mirë.
“Le të na frymëzojë kjo ditë që të jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...