Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka komentuar sondazhet e fundit në Kosovë të cilat e kanë nxjerrë si liderin më të preferuar në Shqipëri.
Ai, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se “shpirtin e ka në Shqipëri, derisa zemrën në Kosovë”, derisa ka shtuar se nuk do të ketë asnjë funksion politik përveç të qenit deputet.
“Unë më 26 qershor të vitit 2013 kam dalë përfundimisht nga çdolloj funksioni politik përveç deputeti. Nëse shpirtin e kam në Shqipëri, atëherë zemrën e kam në Kosovë ose anasjelltas. Ndjek me interesin më maksimal zhvillimet dhe jam optimist se periudha e pazareve jashtëzakonisht të dëmshme ka marrë fund. Kosova do të faktojë se nuk i ka askujt borxh mbi tokë, por ajo do të di të ndërtojë marrëdhëniet më të mira dhe të shndërrohet në një shembull frymëzues për vendet e rajonit. Shembull frymëzues për vendet e rajonit”.
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën
Mbi 220 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, raste të reja rap...
Abdixhiku priti ambasadorin e Italisë, i prezantoi programin...
Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 m...
ZYRTARE: Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës...
Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat