Të enjten e javës që po e lëmë pas, në Kuvendin Komunal të Prishtinës është mbajtur seancë publike, ku është miratuar ndryshimi i rregullores për ndërmarrjen publike lokale, “Prishtina Parking”.
Me ndryshimet në këtë rregullore, banorët rezidentë të Prishtinës do të përfitojnë parking falas për veturën e tyre të parë, ndërsa u votua edhe propozimi që të ulet çmimi i pagesës për parking për automjetin e dytë.
Veç këtyre, rregullorja e re nuk parasheh më gjoba standarde për personat që parkojnë automjetet e tyre në parkingjet e menaxhuara nga ndërmarrja dhe nuk kryejnë pagesë. Në vend të saj, shoferët do të detyrohen të paguajnë një biletë 24-orëshe dhe gjithashtu do t’u vendoset edhe bllokada në rrota.
Kjo biletë do të vlejë më pas për 24 orët e ardhshme për të gjitha parkingjet e menaxhuara nga “Prishtina Parking”.
Por, një gjë nuk u bë e ditur me prezantimin e rregullave të reja – çmimi i kësaj bilete.
“Bileta 24-orëshe do të kushtojë 20 euro dhe do të mund të shfrytëzohet brenda asaj periudhe nëpër të gjitha parkingjet e menaxhuara nga ndërmarrja”, tha Sokol Havolli, drejtori menaxhues i “Prishtina Parking”.
Ai madje e vlerësoi si shumë pozitiv faktin se shumica e propozimeve për rregulloren e re kanë kaluar.
Florian Dushi, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, gjatë prezantimit të rregullores së re para asamblistëve, tha se kërkesa për ndryshime ka ardhur nga qytetarët. /Klankosova/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...