Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vizituar Bosnjë e Hercegovinën ku u takua me ekipin komandues të EUFOR-it, para se të vazhdonte udhëtimin e tij për në Kosovë.
Vizita e tij vjen në një periudhë të tensioneve në rritje mes qeverisë qendrore dhe liderëve të Republikës Srpska, dhe Rutte theksoi gatishmërinë e EUFOR-it për të mbajtur sigurinë në rajon.
“Sot, në kampin Butmir, ekipi komandues i #UFOR në takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Gjatë diskutimeve zyrtare, gjeneralmajori Florin-Marian Barbu theksoi se në terren ka bashkëpunim të ngushtë ndërmjet EUFOR-it dhe NATO-s në Bosnje-Hercegovinë”, thuhet në njoftim.
EUFOR është misioni paqeruajtës i Bashkimit Europian në Bosnje e Hercegovinë dhe i ka rreth 1500 trupa si pjesë e Batalionit Shumëkombësh me bazë në Sarajevë. Kjo forcë përfshin trupa nga Austria, Greqia, Hungaria, Italia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia./Arbresh.info
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...