Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Samitin dyditor që po mbahet në Bruksel, për të diskutuar çështje urgjente të sigurisë.
E po ashtu ata do t’i vazhdojnë punimet për organizimin e Samitit të ardhshëm në Hagë.
Para nisjes së këtij aktiviteti, ka folur edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Para mediave, ai deklaroi se NATO-ja është shumë e foksuar në Ballkanin Perëndimor.
“Është një nga çështje që jemi fokusuar të gjithë. Siç edhe e dini, unë kam qenë në Sarajevë dhe në Prishtinë, së fundmi kisha edhe diskutime edhe me presidentin e Serbisë këtu në Bruksel. Kështu ne si NATO, jemi goxha të involvuar dhe duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të jetë stabil dhe i sigurt bashkë edhe me pesë aleatët tanë: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë”, deklaroi ai.
“Pra, së bashku po e navigojmë situatën që situata është e qetë dhe stabile”, theksoi Rutte para mediave.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...