NATO do bashkëpunojë me secilën qeveri që formohet në Kosovë, si rezultat i zgjedhjeve parlamentare atje, ka porositur sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Mark Rutte, i cili shpreson se qeveria e ardhshme në vend do jetë stabile.
“Kuptimi im është se ka rezultate fillestare, por me sa di unë, deri më sot, jo rezultate përfundimtare. Komisioni Zgjedhor ende do të raportojë për rezultatet përfundimtare. Dhe në bazë të rezultateve fillestare duket se do të ketë një qeveri koalicioni. Dhe, sigurisht, do të sigurohemi që do të punojmë me këdo që drejton vendin. Dhe, sigurisht, i urojmë suksese kursit të politikanëve tanë në kërkim të solucioneve në peizazhin aktual politik, duke siguruar një qeveri stabile sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.
Këto pronocnime shefi i Aleancës i nxori në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes, ku për herë të parë aleatëve iu bashkangjitet homologu i tyre i sapoemëruar amerikan Pete Hegseth./rtk
Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e G...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Abdixhiku: Duhet të flasim për zhvillim, projekte e integrim...
I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SP...
Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë
A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve p...