Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që SHBA-ja të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë dhe se Evropa do ta paguajë faturën, raporton agjencia “Reuters”.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, shefi i NATO-s ka thënë se aleanca duhet të investojë më shumë në mbrojtje, ta rrisë prodhimin industrial të mbrojtjes dhe të ndihmojë më shumë Ukrainën.
Rutte ka shtuar se “në Ukrainë, ne kemi nevojë për SHBA-në të qëndrojë e përfshirë”.
“Nëse administrata e Trumpit do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë nga industria e saj e mbrojtjes, fatura do të paguhet nga evropianët, jam i bindur për këtë. Ne kemi vullnet ta bëjmë këtë”, tha Rutte.
Komenti i sekretarit të NATO-s erdhi pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar këtë javë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për ta mbështetur Ukrainën.
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...