Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka bërë të ditur se një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po planifikohet në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, për të vënë në pah sipas tyre këtë “si një veprim të paligjshëm”.
Për këtë, Daçiq thotë se u informua nga homologu i tij rus, Sergej Lavrov, ndërsa i ka theksuar se Rusia inicioi një sesion të tillë, dhe Serbia është në përgatitje e sipër për të.
“Ne nuk do të shkojmë atje me asnjë qëllim për të arbitruar në marrëdhëniet e fuqive të mëdha, por për të folur për bombardimet, agresionin, problemet tona, veprimet e paligjshme që minuan sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe civilët që vuajtën”, ka deklaruar Daçiq.
Megjithatë, ai përmendi nga ana tjetër, se ka zëra me njoftime nga vendet perëndimore me mesazhin – “Kot do të vini”, duke lënë të kuptohet se seanca ndoshta nuk do të zhvillohet, shkruan kosovoonline.
Teksa Daçiq ka falënderuar gjithashtu Lavrovin për qëndrimin e vendosur dhe parimor të Rusisë ndaj Kosovës.
“Për ne kjo është me rëndësi jetike, të dimë se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kemi një votë të besueshme që gjithmonë do të jetë kundër pavarësisë së Kosovës dhe për çështjen e integritetit territorial të Serbisë”, ka thënë Daçiq.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...