Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij në lokalet e Stacionit Policor Kamenicë kanë takuar Drejtorin e Arsimit Afrim Dervishi.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e mirë dhe stabile në të gjitha ambientet shkollore dhe përreth tyre.
Nga Kolonel Rukiqi u theksuar se që nga fillimi i vitit të ri shkollor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është në zbatim e sipër të planit operativë “Siguria në Shkolla” me detyra konkrete për njësitet në terren duke planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë me qëllim parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal. Po ashtu do të implementohen projekte e fushata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.
Edhe Drejtori i Arsimit Dervishi u shpreh se falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës gjendja e sigurisë në shkolla të kësaj komune është e qetë, bashkëpunim i cili është i një niveli të kënaqshëm.
Të pranishmit u zotuan se bashkëpunimi ndërmjet këtyre institucioneve në aspektin e sigurisë do të vazhdueshëm. /arbresh.info/
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...