Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për takimin e ambasadorit Rainer Rudolph me Presidenten Vjosa Osmani, në prag të përfundimit të mandatit të saj.
Sipas njoftimit, ambasadori ka theksuar se Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë për lirinë dhe demokracinë. Gjatë takimit, Rudolph i ka dhuruar Osmanit një libër mbi historinë e Murit të Berlinit, një kujtesë se vendimet politike mund t’i ndajnë, por edhe t’i ribashkojnë njerëzit.
Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj dhe i ka uruar sukses në angazhimet e ardhshme profesionale dhe personale.
“Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë për lirinë dhe demokracinë: Në një takim me Presidenten Vjosa Osmani para përfundimit të mandatit të saj, Ambasadori Rainer Rudolph i dhuroi asaj një libër mbi historinë e Murit të Berlinit – një rikujtim se si vendimet politike mund të ndajnë, por edhe të ribashkojnë njerëzit. Ai shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj. Urimet më të ngrohta për Presidenten Osmani për angazhimet e saj të ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe personal! ”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...