Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas lajmit për helmimin e 26 zyrtarëve nga Shërbimi i Votuesve, pas hapjes së zarfeve të ardhura nga Serbia.
Sipas tij, alergjia e raportuar nuk ka ndodhur në qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), por tek stafi i shërbimit të votimit jashtë vendit.
Ai u ka uruar shërim të shpejt këtyre zyrtarëve.
https://www.facebook.com/adnan.rrustemi.92/posts/10156484262300095
“QNR po vazhdon rinumërimin, me dinamikën e njëjtë. Alergjia e raportuar nuk ka ndodhur në QNR. Vëzhguesit dhe numëruesit në QNR janë në detyrën e tyre. Uroj që stafi i shërbimit të votimit jashtë vendit, të helmuar gjatë verifikimit të zarfeve të ardhura nga Serbia, janë mirë me shëndet dhe t’ i kthehen punës sa më parë”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
Sa i përket votave nga Diaspora, Rrustemi ka shkruar se ato do të dërgohen në QNR për numërim.
“Ndërsa, pakot me fletëvotime nga mërgata, vlerësimi i të cilave ka përfunduar tashmë, të sillen në QNR për numërim”, ka shkruar ai./arbresh.info
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur