Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Adnan Rrustemi, ka kritikuar deputetin e LDK-së , Anton Qunin, pasi që ky i fundit më herët ka votuar pro “Zajdenicës” dhe Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Rrustemi ka shkruar se “Anton Quni ka votuar pro Zajednicës më 27 qershor 2013, pro faljes e kriminelëve serbë më 11 korrik 2013 dhe pro Gjykatës Speciale dy herë, më 26 qershor dhe 3 gusht 2015. E tash po flet për patriotizëm shqiptar e luftë çlirimtare”, përcjell Arbresh.info.
Ky reagim i Rrustemit ka ardhur pasi deputeti i LDK-së, Aton Quni, gjatë seancës plenare ka kritikuar deputetët e VV-së për mosvotimin e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Anton Quni ka votuar PRO Zajednicës më 27 qershor 2013, PRO faljes e kriminelëve serbë më 11 korrik 2013 dhe PRO Gjykatës Speciale dy herë, më 26 qershor dhe 3 gusht 2015. E tash po flet për patriotizëm shqiptar e luftë çlirimtare! Turp o Quni!”, ka shkruar Rrustemi./Arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...