Lagja e “Qëndresa” që gjendet në Veterrnik është harruar nga pushteti komunal i Prishtinës. Qytetarët po kërkojnë që të ndryhet urgjentisht në nderimin e infrastrukturës rrugore në disa rrugë, dhe të rregullohet ndriçimi.
Rruga “Rilindja”, Rruga “Besim Ndrecaj” (nga BauMarket deri tek Rezonanca) ne Lagjen Qëndresa, ka 4 vite qe është ne gjendje shume te keqe, e tash është bere thuajse e pakalueshme dhe e rrezikshme për makinat. Kështu thonë banorët që jetojnë në këtë lagje, të cilët kanë adresuar kërkesë në Komunën e Prishtinës, që të kthehet vëmendje edhe në këtë pjesë të qytetit, shkruan lajmi.net.
“Gropat janë thelluar shume e kur ka shi mbushen me uji e nuk vërehet fare, policat e shtrire vend e pa vend pa asnjë standard e shume te dëmtuar, po na detyrojnë te gjejmë rruge alternative. Tatimi për banoret e lagjes është rrit 3fish, por shërbimet janë te pakta, mos te them 0. Rrugicat janë rregulluar nga kuleta e qytetareve bashkë me kanalizim, trafo te energjisë elektrike etj. Ndriçimi mungon ne shume prej rrugicave (Da Vinqi, Bajram Kurti…etj). Duke u ndërlidh me fjalinë paraprake, një rruge 1 km nuk ka arsyetim te mos ofrohet nga komuna. Nuk i ka hije Prishtinës një rruge e tille, shpresoj qe kjo kërkesë te marr përgjigje sa me te shpejt e te reflektoni duke pas parasysh qe problemi është adresuar edhe me herët!”, thuhet në kërkesën e banorëve që ia kanë adresuar Komunës së Prishtinës në Platformën digjitale, ku ia kanë bashkangjitur edhe disa fotografi e një pjese te rrugës. /Lajmi.net/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira