Një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën, pak para orës 08:00 të mëngjesit, në autostradën A9 Pyhrn, në komunën Spital am Pyhrn, në rrethin e Kirchdorfit, në Austri.
Sipas policisë, shoferja, një grua 39-vjeçare nga Kosova, ishte duke udhëtuar në drejtim të Grazit kur humbi kontrollin mbi automjetin. Vetura doli nga rruga në anën e djathtë, preku mbrojtësen metalike, u përplas me barrierën ndarëse prej betoni dhe më pas u rrokullis, duke mbetur në fund me rrota përpjetë.
Përdorues të tjerë të rrugës njoftuan shërbimet emergjente. Të gjithë personat, shoferja, bashkëshorti i saj 49-vjeçar dhe dy fëmijët, të moshës nëntë dhe 15 vjeç, u lënduan dhe u dërguan për trajtim në Klinikën Pyhrn-Eisenwurzen në Kirchdorf.
Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Policinë austriake për detaje nga ky rast, dhe në momentin që merr informacione të reja, do ju informojë.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë