Një person është lënduar në Skenderaj pas rrokullisjes së traktorit me të cilin po lëvizte.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:20, në rrugën “Kajtaz Rreci”
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila bëri të ditur se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
Bëhet e ditur, se njësitë policore të Stacionit të Policisë në Skenderaj dhe ekipet e Emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Ndërkaq, i lënduar është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./Arbresh.info/
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...