Ditë më parë arbresh.info kishte raportuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e udhëhequr nga Pal Lekaj ka blerë rroba elegante në vlerë afër 30 mijë euro.
Por nga kjo ministri thonë se rrobat e blera janë uniformë dhe do të shfrytëzohen nga inspektorët e ministrisë.
E sipas tyre, uniforma verore dhe dimërore e blerë do të shfrytëzohet për periudhën 3 vjeçare.
“Nga tenderi “Furnizim me rroba elegante” do të pajisen me uniforma verore dhe dimërore për periudhë 3 vjeçare, inspektorët e departamentit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Për shkak të natyrës së punës që inspektorët kanë, daljes në teren dhe reprezentimit të zbatimit të ligjit, që nga viti 2000, këta punëtorë pajisen me uniformë”, kanë thënë nga divizioni për Komunikim me Publikun në MIT.
Gjithashtu në përgjigje thuhet se tenderi është në fazën përfundimtare.
“Njëjtë, departamenti i Inspektoratit, në pothuajse të gjitha institucionet kanë paraqitje të uniformuar. Procesi i tenderimit është në fazën përfundimtare dhe për detaje të mëtutjeshme, informatat mund t’i merrni përmes sistemit të E-prokurimit”, thonë nga MIT.
Por ata nuk kanë dhënë detaje kur janë pyetur nëse tenderë të ngjashme janë shpallur edhe më herët.
Ndryshe ditë më parë arbresh.info kishte raportuar për tenderin e dhënë pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se pas ritenderimit është shpallur edhe fituesi.
Nga gjithsej tri Operator Ekonomik, fitues ka dalë ” MELODIA ” SH.P.K.” me çmimin e ofruar prej 26 mijë e 475 euro.
Por në njoftim nuk bëhet e ditur nuk ishin dhënë detaje së nga kush do të shfrytëzohen këto rroba./arbresh.info/
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës