Rritja e temperaturave gjatë javëve të fundit ka çuar në shtim të numrit të rasteve nëpër klinikat dhe emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kjo ka bërë që QKUK të përballet me mbingarkesë të theksuar, në një kohë kur shumë nga këto raste mund të menaxhoheshin në nivelin parësor të kujdesit shëndetësor.
Kjo situatë, sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla po shkakton ngarkesë të panevojshme, duke ndikuar edhe në cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve për rastet më urgjente.
“Është duke u punuar maksimalisht në atë drejtim por ende jemi te mbingarkuar që e bënë jo kualitativ edhe trajtimin e pacientëve të cilët vijnë këtu”, ka thënë Syla.
Ai ka apeluar që raste të tilla të kërkojnë ndihmë fillimisht në qendrat e mjekësisë familjare, të cilat janë të dizajnuara për t’u kujdesur për rastet e para, pasi shumë nga këto qendra ofrojnë shërbime të ndryshme.
Kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, Mustafa Gashi, tha se pavarësisht që qendrat ofrojnë ndihmë dhe shërbime të ndryshme, megjithatë shpesh anashkalohen nga qytetarët.
“Qendra jonë punon me kapacitet të plotë 24 orë me të gjitha shërbimet të cilat janë të parapara për kujdesin parësor shëndetësorë. Pra duke filluar prej shërbimeve të mjekësisë familjare, procedurat e diagnostifikimit dhe trajtimit të rasteve me terapi qoftë ajo orale ose paranterale”, ka thënë Gashi.
Megjithatë, ai tha se edhe në këto qendra është shtuar fluksi si pasojë e rritjes së temperaturave të larta, sidomos i personave të moshuar dhe atyre me sëmundje kronike. Ai apeloi që gjatë pikut të shmanget qëndrimi i panevojshëm në diell./rtk
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...