Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë duke vazhduar afatet e ndryshme të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
KQZ njofton të githa partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës se gjatë afatit 7-ditor, i cili ka filluar më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj 2026, duhet ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, për:
· pjesëmarrje në zgjedhje;
· mospjesëmarrje në zgjedhje dhe
· formim të koalicioneve.
“Këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrimit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës. Për informacione shtesë, Zyra ka vënë në dispozicion këtë numër kontakti 038 200 81 010 (i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Arbresh.info
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos