Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se deri në fund të muajit tetor të këtij viti, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara tashmë ka kaluar shifrën prej 11 mijë.
Murati tha sipas trendit aktual, deri në fund të vitit kjo shifër pritet të tejkalojë mbi 13 mijë biznese, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se kjo rritje është më e larta se në çdo vit tjetër para qeverisjes së tij.
“Përgjatë këtij mandati, numri i bizneseve të reja të regjistruara është ngritur vit pas viti dhe ka qenë më i lartë se në çdo vit tjetër para qeverisjes sonë. Shtim biznesesh në ekonomi që rritet”, ka shkruar Kurti në Facebook teksa ka shpërndarë postimin e ministrit Murati./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...