Rritet vlera e koeficientit për federatat sportive

14:02 | 8 Shkurt 2023
K.B

Ministria e Sportit ka njoftuar se e ka rritur vlerën e koeficientit për federata sportive për vitin 2023.

Na bazë të kategorive, MKRS-ja e ka bërë edhe rritjen e koeficientit, i cili ka shënuar rritje rekorde për këtë vit.

Në Kategorinë A të Federatave, koeficienti për sportet ekipore dhe indiiduale është rritur deri në 2600 euro, ndërsa në total ka rritje deri në 160 për qind në krahasim me vitin 2021, ndërsa për kategorinë B do të jetë 1800 euro.

Federatat e kategorisë C janë vlerësuar me koeficient të pikës prej 1500 euro, ndërsa për kategorinë D është rritur në 1300 euro.

Buxheti i rritur nënkupton më shumë aktivitet fizik dhe më shumë cilësi në sportin vendor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale