Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), është diskutuar për rritjen e numrit të pacientëve me kancer në Kosovë.
Onkolog, Ilir Kurtishi tha se trendi i sëmundjeve malinje është në ngritje. “Në krahasim me vendet e rajonit ne qëndrojmë më mirë. Ka më pak persona se në Maqedoni dhe Malin e Zi. Vetëm në gjashtë mujorin kemi 800 raste, kurse deri në fund të vitit do të mund të kemi mbi 1400”, tha ai.Sipas tij si klinikë kanë regjistër për të sëmurët. “Shumë shpejt Kosova do të ketë regjistër për kancer”, tha ai.
Në përgjithësi ka ngritje prej 30 për qind, në një vit. Kurtishi bëri me dije se ka edhe të sëmurë me këtë sëmundje që nuk lajmërohen në Prishtinë, por shikojnë alternativa të tjera.
“Kjo shifër shkon prej 5 %”, tha ai.
Sipas tij kjo sëmundje është edhe trashëgim, por edhe pirja e duhanit, e alkoolit dhe obeziteti janë faktor për këtë sëmundje.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë