Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mashtrimet përmes SMS-ve, të cilat është rritur numri i ankesave të qytetarëve kohëve të fundit.
Policia njofton se qytetarët pranojnë mesazhe që përmbajnë link të dyshimtë dhe duke klikuar në këto linqe, mashtruesit mund të fitojnë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve ose të dhëna tjera personale, me ç’rast nga llogarit bankare në mënyrë të paligjshme të dyshuarit përfitojnë të holla, transmeton Arbresh.info.
“Për të i mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla bëjmë thirrje dhe apel të merren parasysh këshillat e mëposhtme.
• Mos klikoni asnjë link të dyshuar që i pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.
• Mos jepni të dhënat tuajt personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.
• Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.
• Raporto Rastin tek Autoritetet përkatëse ose ta banka e juaj (të bllokojnë transferin e të hollave) nëse keni dhënë informacione të ndjeshme”, njofton policia.
“Nëse keni dyshime ose keni rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, ju lutem kontaktoni menjëherë autoritetet përkatëse Policore. Për sigurinë tuaj, tregohuni të kujdesshëm dhe mos bini pre e mashtrimeve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Bashkangjitur e keni foton e një lnku mashtrues që po dërgohet në formë SMS te qytetarët kohët e fundit. Mos Klikoni.

Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...