Rriten temperaturat sot

07:17 | 19 Maj 2023
Emir Abduramani

Pas vranësirave orëve të mëngjesit, nga mesdita e së premtës parashihet të ketë më shumë intervale me diell, megjithëse nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale 9C e 10C, e ato maksimale ndjeshëm më të larta se sot, në 19C e 21C, njofton Prishtina Weather.

Mot më i ngrohtë dhe me më shumë diell parashihet për ditën e shtunë, me maksimale deri në 23C e 25C.

Nga dita e diel mot i ndryshueshëm, me diell e vranësira, ndërsa orëve të pasdites me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Temperaturat maksimale jo shumë të larta, përreth 19C e 21C.

Shpërndaje në rrjete sociale