Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar përmes një deklarate ku shpreh “bashkëndjenjë të thellë” me miqtë turq për aksidentin tragjik të avionit ushtarak transportues Lockheed C‑130 të Forcave të Armatosura të Turqisë, që u rrëzua në territorin e Gjeorgjisë ndërsa fluturonte nga Azerbajxhani drejt Turqisë.
Maqedonci iu drejtua me fjalë ngushëllimi ministrit turk të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, si dhe autoriteteve të Turqisë
“Në këtë rast fatkeqësie, bashkëndjejmë dhembjen me miqtë tanë turq për rrëzimin e një avioni ushtarak transportues C-130, të Forcave të Armatosura Turke, që po fluturonte nga Azerbajxhani në drejtim të Turqisë. U shprehë ngushëllimet e mia për të gjitha humbjet e pësuara nga ky aksident, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler si dhe autoriteteve turke. Qofshin të bekuar të gjithë ushtarët e Kosovës dhe të Turqisë, në misionet e tyre fisnike për mbrojtjen e vendeve të tyre dhe të paqes”, shkroi Maqedonci./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...