Rreth 4 mijë nënshkrime janë mbledhur nga mësimdhënësit e ciklit fillor të klasave të para deri në të pestën.
Me anë të këtij peticioni, mësimdhënësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me koeficientin që ua përcakton atyre pagat më të ulëta se mësuesit e klasave gjashtë deri nëntë, raporton KTV.
Gjithashtu, këta mësues nëpërmjet peticionit shprehin pakënaqësinë ndaj vendimit të SBASHK-ut për ndërprerje të grevës pa u plotësuar kërkesat e tyre.
Ky peticion do të dërgohet të martën në disa nga institucionet e Kosovës.
Kurse, sipas Lanit, disa mësimdhënës, të cilët edhe kanë nënshkruar peticionin, kanë bërë thirrje që të kompensohen orët e humbura gjatë grevës.
Ndërsa, Ministria e Arsimit ende nuk ka vendosur se kur do të zëvendësohen orët mësimore të humbura.
Të gjithë mësimdhënësit nëpër shkollat e Kosovës kanë mbajtur grevë tri javore, për shkak të pakënaqësive me sistemimin e tyre në kuadër të Ligjit për paga.
Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e G...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Abdixhiku: Duhet të flasim për zhvillim, projekte e integrim...
I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SP...
Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë
A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve p...