Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) do të organizojë konferencën për mbështetjen e Konventës së ILO-s lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës.
Erblin Ajdini zyrtar i projektit nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë, tha se po bashkëpunojnë me BSKP-në në projekte të ndryshme.
“Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është angazhuar në përpilimin e një konvente për adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës. BSPK-ja ka dhënë rekomandimet e veta”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij 35 % e grave në botë përjetojnë shqetësim në punë. “Ne në Kosovë nuk kemi të dhëna për ngacmime në punë”, tha ai.
Ajdini vlerësoi se ka ndryshime pozitive. “Lëvizjet që janë bërë në botë e kanë bërë më të vetëdijshme edhe rininë e Kosovës. Është fushata solidarizuese për barazinë gjinore”, theksoi ai.
Ndryshe gjatë muajit Tetor edhe Kosova ka dhënë kontributin dhe komentet rreth kësaj konvente./rtklive
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...