Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë – Garën e Inteligjencës “EUREKA 6”.
Në mesin e rreth 2000 nxënësve, janë përzgjedhur 255 finalistë nga 27 Komuna të Kosovës, të cilët do të garojnë në fazën finale të Garës Eureka 6, e cila do të mbahet me 23 Mars 2019, ora 11:00 në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë. *
Më datën 15 Dhjetor 2018, është mbajtur në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale, të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën.
Gara EUREKA 6 sfidon dijen e rreth 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova, të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga 27 komuna të ndryshme të Kosovës.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...