Sot skadon afati për legalizimin e armëve pa leje në Kosovë. Të dhënat zyrtare tregojnë se një ditë para mbylljes së afatit numri i kërkesave për legalizim është tejet i vogël.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se deri tani kanë aplikuar vetëm 1 mijë e 800 persona. Sipas tyre, pas këtij afati gjobat për armët ilegale do të jenë bukur të larta
Nën moton “Me letra”, fushata, e cila ka nisur në fund të vitit 2018 në një afat kohor prej gjashtë muajve, ka pasur për qëllim që t’i bindë qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për legalizimin e armëve pa leje, të cilat i posedojnë.
Destan Mustafa, udhëheqës i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha për Radio Kosovën se MPB ka vlerësuar se gjashtëmujori i parë i fushatës ka qenë i suksesshëm dhe se kanë vendosur edhe për tre muaj shtesë.
“Kemi vlerësuar që ka qenë fushatë e suksesshme dhe e rëndësishme dhe e kemi vazhduar edhe për tre muaj, që vlen edhe nesër. Gjatë gjithë fushatës kemi 1800 kërkesa për legalizim. Mendoj se ka mundur të jetë numër me i madh i kërkesave”, tha ai.
Mustafa thotë se tani atyre u nevojitet edhe një periudhë kohore prej gjashtë muajsh që të bëjnë vlerësimin e kërkesave për legalizim.
“Tani kemi ne një procedurë pak me të gjatë për shkak të legalizimit dhe ndërlidhjes me institucionet e tjera”, tha ai.
Gjatë kohës sa zgjat fushata për legalizimin e armëve pa leje, me vendim të ministrit në detyrë të MPB-së , Ekrem Mustafa, është pezulluar zbatimi i nenit 374, të Kodit Penal, i cili, në paragrafin një, parasheh gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose dënim me burgim deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje.
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...