Dy persona dyshohet se e kishin rrëmbyer një person në Prizren dhe më pas e kanë dërguar në Shqipëri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas raportit ditor, Policia e Shqipërisë ka arritur të ndaloj veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prizren / 09.10.2024 – 21:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...