Temperatura e lartë është simptoma e përbashkët e pothuajse të gjithë të prekurve me koronavirus që po qëndrojnë të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Besa (Emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë) në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë se kishte edhe vështirësi në frymëmarrje.
“Gjendja ka qenë shumë e keqe me frymëmarrje, dhe temperaturë dhe dhimbje të eshtrave”, ka thënë ajo.

Besa ka falënderuar personelin mjekësor për kujdesin.
“Gjendja tani është më e mirë, i falënderoj stafin mjekësor, në spital jam qe 5 ditë, e vetmja unë në familje jam me Covid 19”, ka thënë ajo.
Ndërsa në fund ka thënë edhe një mesazh.

“Mesazhi im është që të kenë distancë dhe të ruhen. Kemi menduar që nuk mundet me ekzistu kjo, por Covid 19 po ekzistoje”, ka përfunduar ajo.
Portali arbresh.info ka realizuar rrëfime ekskluzive me disa nga personat e prekur me koronavirus të cilët po qëndrojnë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Rrëfimet e plota transmetohen të dielën, ndërsa më poshtë mund të dëgjoni rrëfimin e kësaj gruaje./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...