Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, rrëfen se cila ka qenë përplasja e saj me ambasadorin holandez Robert Bosch, në hollin e Kuvendit të Kosovës, ditën kur u mbajt votimi për Gjykatën Speciale.
Në emisionin “Rrokum Roll”, Haxhiu ka thënë se Bosch i ka kërkuar asaj dorëheqjen për refuzimin që ajo e bëri në Kuvendin e Kosovës, ndërsa kjo ia kthye se ai nuk ka mandat prej ambasadori me ia kërkua një gjë të tillë.
“Kërkesa e tij është jashtë mandatit të tij e edhe kundër pozitës së tij si ambasador”, ka thënë ajo.
Bosch po ashtu ka thënë po largohet prej Kuvendit ngase nuk po mundet me i dëgjua fjalimet monotone të deputetëve të Kosovës, deklaratë kjo që Haxhiu e konsideron si shembull tipik të ndërkombëtarëve për votimin e Gjykatës Speciale ne Kosove.
Deputetja e VV-së shprehet se në takimin me kryeparlamentarin Kadri Veseli kanë kërkuar kompromis për Specialen që t’i hetojë pa përjashtim të gjitha krimet e luftës.
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet