Ish-Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të raportit të Institutit Zviceran rreth vdekjes së aktivistit të kësaj lëvizje, Astrit Dehari.
Molliqaj ka thënë se sistemi i drejtësisë, në rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrë hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave.
Ai, ka thënë se është e papranueshme të mbetet mjegull humbja e Astrit Deharit./arbresh.info
https://www.facebook.com/dardan.molliqaj.10/posts/708991616268640
Reagimi i Plotë:
Rasti i Astritit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi.
Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrë hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë.
Edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë. Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit!
Hetimet duhet të vazhdojne deri në fund, deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...