Një femër me të meta mendore ka sulmuar kunatën e saj duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30, në Rahovec, transmeton arbresh.info.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë:
“Rahovec 11.11.2020 16:30. E dyshuara f/k (me të meta psikike) ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën f/k duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./Arbresh.info
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...