Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria njofton se, më 18 korrik 2022 , në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, djalit të tij, E.B. Pas një mos marrëveshje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri fillon qe ti bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht te dëmtuarin duke e goditur me shuplaka ne kokë , me ç’ rast i shkakton lëndime trupore.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupore” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjithashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, me dashje i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, vëllait të tij, I. B.
I dëmtuari I.B., pasi vëren te pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për ti ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, në shpinë, në duar dhe në pjesë të tjera te trupit, me ç ‘rast te dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin.1.3 të KPRK-së.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit V.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 korrik 2022. /arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit