Kandidati për kryeministër nga Lista për Familjen, Eman Rrahmani gjatë ditës së sotme, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ai tha se vendimi për dënimin e kësaj partie nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP), nuk ka asnjë bazë ligjore dhe asnjë argument, duke cekur dhe ndalesa e spotit të tyre, nga Radiotelevizioni i Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Janë dy arsyeje që po mbahet kjo konferencë e jashtëzakonshme, është vendimi për dënimin e koalicionit tonë për familjen një veprim qe është pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë argumentim në atë qe ka vepru, është shkelje e të drejtave politike në vendin tonë.
Është tentativë e organizume për shkak që kemi pas dhe veprime të kahershme, ndalesa e spotit tonë në radio televizionin e Kosovës, spoti që nuk përmban asnjë gjuhë të urrejtjës dhe nuk shkel asnjë të drejtë”, tha ai.
Rrahmani tutje tha se, këto dy veprime, sipas tij kanë një angazhim të përbashkët.
“Këto dy veprimet një pas njëshme kane frymën të njëjte, dhe angazhimin e përbashkët qe të cenojnë rëndë familjen në përgjithëso, si koalicion për familjen nuk mund të ndalni gjuhën tonë, gjuhën qe flasim për çdo ditë të drejtën e angazhimit tonë.
Ky koalicion do të vazhdojë të angazhohet në këtë frymë deri me 9 shkurt, dhe normalisht pas datës 9 shkurr një angazhim kur të jemi aty në kuvend”.
“Ankesa të cilat janë bo vijnë nga organizatat në të cilat më historikun e tyre e kanë jashtë vendit tonë të regjistruara në Serbi she jo në Kosove dhe janë kundër agjendës së familjes.
Qytetarët anjëherë nuk do të humbasin guximin, do te angazhohen ashtu siç janë angazhuar vlerat që kane treguar tolerancë ndaj çdo kujt dhe ndaj secilit, me lutje po tentonte të synohet dhe te ndalohet angazhimi politik për ata që mendojnë qe është ndryshe”, shprehet ai.
Tutje ai bën thirrje për të gjithë qytetarët të mbështesin Koalicionin për Familje, pasi kjo padrejtësi, sipas tyre, do iu bëhet të gjithëve nga organizatat e dyshimta që veprojnë në Kosovë.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin koalicionit për familje, kjo çka po na bëhet neve, do iu behet të gjithave nga organizatat e dyshimta që veprojnë ne Kosovë, shumë shqetësues një instrumentalizimi siç është RTK në këtë pikë duke ndaluar spotet”, përfundoi Rrahmani./Arbresh.info
Qëndroi vazhdimisht me grupin e Rozanës dhe Gjestin, por Kri...
Spiropali: Kuvendi ka një plan të ri strategjik, me qëllimin...
Prokuroria Speciale kërkon nga gjykata që ta urdhërojë Albin...
Barcelona befason me objektivin e fundit nga Serie A
Lufta në Ukrainë- Franca mban sot samitin e dytë të liderëve...
Kurti pranon urime nga Rama me rastin e 17-vjetorit të Pavar...