Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, foli për programin “Familja në qendër”, duke theksuar rëndësinë e tij për përmirësimin e natalitetit në vend dhe mbrojtjen e vlerave familjare.
Rrahmani tha se programi synon të adresojë qasjet destruktive që kanë ndikuar negativisht në natalitetin dhe mbështetjen për familjen.
“Nataliteti apo lindshmëria e një çifti është 1.51 lindje, që është edhe më i ulët sesa në Serbi. Kjo është një situatë që askush nuk e kishte paramenduar para disa vitesh”, tha Rrahmani në ATV.
Ai kritikoi politikat e mëparshme që, sipas tij, kanë rënduar familjet, duke përfshirë ligjet për martesat e të njëjtit seks dhe praktikat si surrogatësia.
“Pushtetet e kaluara kanë provuar të sjellin ligje dhe angazhime që e dëmtojnë edhe më shumë çështjen e natalitetit, duke filluar prej ligjit për martesa mes burrit me burrë apo gruas me grua,” shtoi ai.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...