Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të miratuar buxhetin për vitin 2025.
Për këtë projektbuxhet të vitit 2025, Eman Rrahmani nga Lista për Familjen u shpreh se “nuk kanë ende qëndrim se a do ta votojnë apo jo buxhetin e 2025-s, pasi që ka dokumente voluminoze dhe duhet vlerësim i duhur.
“Nuk është që kemi ende qëndrim pasi që ka material që duhet me u analizu dhe me u pa se çfarë rrjedhjash ka dashur qeveria të ketë prurje me projektbuxhetin e ri. Mbetet me e vlerësu”, tha Rrahmani në Debat Plus.
E deputeti tjetër nga Lista për Familjen, Visar Korenica u shpreh se nuk do të ketë kushte por do të shihet nga brenda në buxhet se a duhet me u mbështet votimi i projektbuxhetit 2025 si dhe çdo tentativë për keqpërdorim të tij duhet me u kundërshtu.
“Nuk ka kushte. Ajo që duhet me kuptu për buxhetin është se çdo projekt i përfshirë brenda në buxhet, nëse është në të mirë të vendit ka me u mbështet. Dhe çdo tentativë për keqpërdorim të buxhetit ka me u kundërshtu”, shtoi ai.
Sulmi në Zubin Potok, krejt çka tha ministrja Rizvanolli në ...
Sulmi në veri të vendit, krejt çka tha Kurti gjatë konferenc...
Korenica realizon gol, ia dedikon babait të ndjerë
Sulmohet pallati presidencial/ Mediat: Rebelët sirianë hynë ...
Mijëra njerëz marshojnë në Serbi një muaj pas tragjedisë në ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme