Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen ka thënë se koalicioni i tyre do të angazhohet edhe për problemet e tjera me të cilat ballafaqohet shoqëria e Kosovës.
Ai ka thënë se problem tejet shqetësues është migrimi dhe rënia e natalitetit në vend.
”E para është rënia e natalitetit, në masën në sa ka ra është tejet shqetësuese. Përveç kësaj e kemi migrimin tepër të madh i cili vazhdon na mbas 10 viteve mundemi me mbet 800-900 mijë banorë, nuk ka me pas ma shumë’’.
”Nëse mbet në këtë numër të banorëve s’ki me pas as ekonomi, as shëndetësi, as zhvillim as arsim. Duhet me i pa mundësit se çka dhe qysh duhet me trajtu këtë çështje’’, ka thënë ai në Dukagjin.
Tutje, ai ka thënë se tashmë në vend ka filluar kriza pasi që nuk ka në treg të punës kuadro dhe punëtorë.
Haradinaj për zgjedhjet e 9 shkurtit: Rezultati për mua ësht...
Begaj kërkon nga BE lehtësimin e raporteve me Kosovën dhe nj...
Mijëra punonjës federalë humbin vendet e punës; shkarkime të...
Real Madridi merr vendimin e madh për Asencion para hapjes s...
Gërvalla diskuton për dialogun dhe bashkëpunimin ekonomik në...
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rama publikon foto krah krye...