Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se ka pasur të shtëna me armë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin për Arbresh.info.
Ai tha se policia është njoftuar rreth orës 08:37 dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi.
Megjithëse, sipas Gashit, në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, nuk kanë hasur në ndonjë person, të dyshimtë apo viktimë.
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...