Një person ka pësuar lëndime trupore pas përfshirjes në një rrahje në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë tretman mjekësor, ndërsa lidhur me përfshirjen në këtë rrahje tre persona janë shoqëruar në polici.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22:20 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Informatat e para flasin për një person të lënduar, i cili është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.
Sipas saj aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë./arbresh.info/
FOTO NGA ARKIVI
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje