Policia e Kosovës ka raportuar një rrahje në mes të disa personave meshkuj ndodhur në Mitrovicë, ku dy nga të dyshuarit janë dërguar në emergjencë, shkruan arbresh.info.
Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 07.07.2021 – 22:43. Është raportuar një rrahje në mes të disa personave meshkuj kosovarë. Policia në vendin e ngjarjes ka hasur në dy nga të dyshuarit, të cilët më pas janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor aty ishin edhe dy të tjerë të cilët ishin të involvuar në rrahje dhe po ashtu kishin lëndime trupore. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. Të dyshuarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...