Sot rreth orës 14:30 është raportuar për një rrahje dhe shkrepje arme zjarri në qytetin e Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Arbresh.info ka bërë të ditur se me të marrë informacionin, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e rrahjes me një mjet të fortë (shkop) është lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Lidhur me rastin, policia ka shoqëruar katër persona – një dëshmitar dhe tre të dyshuar të përfshirë në incident.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në ngjarjen e sotme./Arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit