Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka demantuar lajmin e këshilltarit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj i cili tha se AKR e ka pranuar vendimin e kryeministrit për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Pacolli ka shkruar se ky nuk është qëndrimi unik i Aleancës Kosova e Re.
PAcolli ka bërë me dije se Jetlir Zyberaj nuk përfaqëson qëndrimin e AKR-së dhe nuk është faktor brenda subjektit politik që të vendos.
Postimi i plotë:
AKR nuk ka pranuar kërkesën e Haradinajt për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Deklaratat e Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk përfaqëson qëndrimin unik të Aleancës Kosova e Re. I bëjmë me dije kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse ministri Sefaj nuk vazhdon punën në ministri, Aleanca Kosova e Re do të largohet nga koalicioni qeverisës. Rr.P
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...